Politike

Vuçic frenon euforinë dhe flet për skenar pas largimit të Haradinajt

Largimi i Ramush Haradinajt nga qeveria e Kosovës mund të sillte një eufori në Beograd, pasi ishte pikërisht ai që kishte vendosur taksën doganore në masën 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Por entuziazmi është frenuar nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçcic, i cili flet për skenare dhe mashtrime politike.
Në një konferencë për mediat, Vuçiç u shpreh se "duhet të reagojmë me qetësi, moderim dhe pa eufori". “Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike", tha Vuçiç, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.
Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë. “Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot", u shpreh Vuçiç.
Për presidentin serb tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.. Ai theksoi se Serbia duhet t'i kushtojë edhe më shumë vëmendje jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë, duke shtuar se Serbia beson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Ai shtoi se taksa nuk do të hiqet, por pas kësaj ndaj autoriteteve serbe do të ushtrohet më shumë presion mbi dialogun me Kosovën me pretendimin se politikanët kosovarë po paraqiten para gjyqit. “Serbia do vazhdojë këmbënguljen e saj për heqjen e taksës si barrierë për dialogun”, tha ai, dhe këto propozime do të theksohen më shumë në ditët që pasojnë ashtu sikurse i gjithë angazhimi ynë me liderët e Ballkanit për një rajon me të bashkuar. “Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë