Lajme

Vritet një 27-vjeçar shqiptar në Londër jashtë një stacioni metroje

Gazeta Si - Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore mbrëmjen e të dielës që shkoi.

Mediat britanike raportojnë se viktima është Lumturi Zeqja dhe se ngjarja ka ndodhur pas një sherri.

Policia mori një njoftim dhe kur shkoi në vendin e ngjarjes gjeti dy persona të dëmtuar, mes tyre edhe 27-vjeçari, i cili u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

I plagosuri tjetër është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

“Hetimi është në vijim dhe policia ndjek disa pista. Përparësia jonë është që të gjejmë personin përgjegjës dhe të sjellim drejtësi për viktimën dhe familjen e tij”, tha detektivi Adam Callaghan.

Familjarët e Zeqjes janë informuar për këtë tragjedi dhe trupit të të ndjerit pritet që t’i bëhet një autopsi.

Deri tani nuk është asnjë i arrestuar për ngjarjen dhe nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë