Kosova

Vritet në makinë gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit! 33 vjeçarja dyshohet se u ekzekutua nga grabitësit

Nga Gazeta 'Si'-Gruaja e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli u vra mbrëmjen e kaluar në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi’. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima Liridona Murseli, 33-vjeç, është gjetur brenda në makinë.

Sipas policisë së Kosovës, Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u ka kërkuar sendet me vlerë. Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje.

Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMW” me targa të huaja.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se ky është një lajm i tmerrshëm dhe shpreh ngushëllimet për familjen Murseli. Naim Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt e kreut të AKR-së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si këshilltar i tij.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona”, shkruan Pacolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë