Lajme

Vrau vëllain 6 vjet më parë, arrestohet 38-vjeçari në Han të Hotit

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për vrasje.      

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më 17 shkurt, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më 23 shkurt të vitit 2014 ka vrarë vëllain e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/810630289447939/?__xts__[0]=68.ARAzVcOHe9QIV6yfKs1LTH7n7ysPYk3QhrkoevZ_Wf4_66aL8OBRT1IcKTKU1vuG9639IcNUGlpuk3CCcP-o-1gB_HqZRTjjAokeaQaVo8BEbT7b-OnBgHKqeaLsWyVyuYsfMnC1Ncu5NPHHIM8vWYny3WZ8nTxO-KU4dbJRtEGOpJZEdeqmdOnfCneMZhZeQfY70Ma9mNPzN1BjExKjdACmrlaqRzO5ZL_4tpQ90LR_vZrhr-B5vnbwtxgVCEpr6k0sVguqIYvy6l3EDJaZJBywYE3k3XalGiH1v3PrNibmhDM3g-Kxwrr7f1YXRvNFdhJz2LzopnFNquvk7UWjwRcJ3CEo8KolIh9uOjYY&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë