Drejtësia

Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër, lihet në burg 34-vjeçari Lek Vuksani

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 34-vjeçarin Lek Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjeçari nuk ka folur, por ka lënë të flasë avokatin e tij.

Mbrojtësi ligjor i tij, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj, duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Qiraxhiu Lekë Vuksani vrau me armë zjarri pronarin e shtëpisë, Petrit Vuksani. Menjëherë pas ngjarjes, ai u arratis dhe u zhduk për 21 orë.

Debatet mes Petrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë