Rend dhe Ligj

Vrau motrën dhe kunatin në 1997-ën, kapet në Itali 55-vjeçari i dënuar me burg përjetë

Gazeta Si – Një 55-vjeçar, Gjovalin Lesi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, është arrestuar në Itali.

Lesi, në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta motrën dhe kunatin e tij. Një vit më vonë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Mirditës.

“Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj.”, njoftoi policia.

Në një njoftim të Interpolit shqiptar, thuhet se Lesi u kap në Matera të Italisë. Tashmë vijon puna për të ekstraduar 55-vjeçarin drejt Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë