Dy ditë pas vrasjes me thikë të 30-vjeçarit Holti Hajdari në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Pas identifikimit të autorit, efektivët e kryeqytetit u vunë në ndjekje të 25-vjeçarit Muhamet Sallahi, e pas disa orë ndjekjeje ai është vënë në pranga nga policia.
Mbrëmjen e 11 tetorit 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta Sallahi ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.