Drejtësia

Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata e Elbasanit lë në burg 58-vjeçarin

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.

Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë