Drejtësia

Vrau ish-dhëndrin/ Apeli lë në burg përjetë Mexhit Picarin. Vajza e tij dënohet me 30 vite

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjeshtëm për Mexhit Picarin i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.

Ndërsa për vajzën e tij, Dhurata Saliaj, e akuzuar për bashkëpunim në vrasje, dënimi është ulur në 4 vjet e 6 muaj burgim, teksa Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 35 vite burg.

Kështu, ajo do të vuajë dënimin me 30 vjet pas vendimit të Apelit, për krijim të kushteve për të kryer vrasjen.

Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama.

Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor 2021.

Fillimisht Nexhipi dhe Dhurata kanë dalë bashkë nga shtëpia në Vorë për të shkuar në gjykatë dhe sapo kanë mbërritur aty, kanë vëzhguar ambientet rrotull godinës për të gjetur Kudretin.

Në dosje janë detajuar edhe lëvizjet e viktimës para ekzekutimit. Në orën 11:36 thonë prokurorët Kudreti shkon tek lokali, ku ishte edhe avokati i tij Adriatik Cama.

Pas 10 minutash, me ta bashkohet edhe një punonjëse sociale dhe pak më pas, në lokal futen edhe Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata.

Filmimet tregojnë se pas 48 sekondash Dhurata ndërron vend, ulet më afër Nexhipit, që nxjerr armen nga çanta e saj. Disa moment me pas, ai mbush armen, qëllon ndaj Kudret Saliajt dhe largohet.

Disa sekonda më pas largohet edhe Dhurata nga lokali pasi ka parë ish-bashkëshortin e saj të ekzekutuar.

Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari, pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë