Lajme

Vrau gjyshen, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për të riun 21-vjeçar që vrau gjyshen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit, ku e moshuara e gjet e pajetë në banesën e saj dhe me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

I riu 21-vjeçar Redmond Gruda e ka pranuar në polici krimin e bërë, por nuk bën të ditur motivin e vrasjes.

Mbi Grudën rëndon akuza për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm.

E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Floresha Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje 21-vjeçari njihej si problematik dhe ishte dënuar dhe dy herë të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë