Drejtësia

Vrau dy motrat në ‘Astir’, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për jetë për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të dy motrave në 31 dhjetor 2021.

Ngjarja ndodhi në një apartament në “Astir” pikërisht ditën e fundit të vitit, ku shqiptari nga Maqedonia ekzekutoi në banesën e tyre Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin.

Ademi i ekzekutoi të dyja motrat në banesën e tyre në sy të fëmijëve, pasi nuk pranonte ndarjen nga dy motrat, me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Organi i akuzës në dosje thekson se pas daljes së akt-ekspertimit mbi gjendjen e shëndetit mendor të 60-vjeçarit, del se ai nuk kishte probleme dhe krimin e ka kryer me vetëdije.

Prokuroria e akuzon Ademit për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ai pranoi para hetuesve se kishte 20 vite që mbante një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën.

Pas ndarjes me këtë të fundit, ishte lidhur me motrën tjetër, Zhanetën. Ndërsa krimin, sipas akuzës, e kreu për arsye xhelozie, pasi dyshonte se Zhaneta kishte nisur një tjetër marrëdhënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë