Drejtësia

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin

Gazeta Si- Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Besnik Pjetri (Perdeda), pasi në gusht 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia.

Ish-gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg. Ai u gjet fajtor nga gjykata për veprën penale të vrasjes dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Pjetri u kap nga forcat speciale pas 3 muajsh kërkime për ekzekutimin e Pjerin dhe Gent Përnjakut, përkatëisht 56 dhe 33 vjeç.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës së datës 30 gusht në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vrau babanë dhe vëllanë e bashkëshortes.

Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi, ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre.

Burime nga familja thanë se në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur derën dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpisë ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë