Ka ndodhur

Vriten nga ish-dhëndri babë e bir në Lezhë. Autori i dënuar në Itali për dhunë, prej 6 vitesh i divorcuar

Gazeta Si - Babë e bir u ekzekutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre nga ish-dhëndri pak para mesnatës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Policia thotë se viktimat janë Pjetër Perjaku dhe Gent Perjaku. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Besnik Pjetri.

Burime zyrtare të policisë thonë se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikti familjar, i nisur pas divorcit mes çiftit.

Pas krimit të dyfishtë Besnik Pjetri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Autori i dyshuar i krimit, Besnik Pjetri

Mësohet se viktimat kishin pak kohë që ishin kthyer nga Italia. Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu  ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre.

Burime të afërta nga familja bëjnë më dije se në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur deren dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpisë ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë.

Besnik Pjetri nga fshati Troshan ishte babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten prej 6 vitesh.

Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj. Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.

Fqinjët kanë treguar se familja e viktimave ishte e qetë ndërsa Genti ishte djalë i vetëm.

“Familje e mirë, e mrekullueshme. Taksirati të gjen. Kanë pas jetuar, por para 20 vitesh kanë ikur në Itali. Me vra fëmijën, po jo në këtë gjendje. Djalë i vetëm, atë djalë edhe vajzën kanë pasur. Vinin çdo vit këtej në Shqipëri rinin deri në 10 dite. Nuk e di se kur ka ndodhur, por asgjë nuk kam dëgjuar. Jam çudit. S’kanë pas konflikte, andej nuk e di, por këtej jo”, u shpreh njëri nga banorët.

Trupat ndodhen ende në morg ndërsa familjet e viktimave kanë hapur dyert e mortit. Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është ende në kërkim të tij.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e Besnik Pjetri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë