Ka ndodhur

Video/ Kapet pas 3 muajsh Besnik Pjetri, vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas

Gazeta Si - Besnik Pjetri, autori i vrasjes së babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjakun në Grykë Zezë të Lezhës, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në 16 dhjetor 2022.

“Lokalizohet në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari i shumëkërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri. I ndaluari vrau babanë dhe vëllanë e ish-bashkëshortes së tij, më datë 29.08.2022, në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë", - njoftoi policia.

Më 29 gusht, Besnik Pjetri vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij përkatësisht 56 dhe 33 vjeç pas një konflikti mes tyre.

Shkak besohet të ketë qenë divorci i 6 viteve më parë me ish-gruan e tij, ndërsa pretendonte dhe për një borxh të pashlyer.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës së datës 30 gusht në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vrau babanë dhe vëllanë e bashkëshortes.

Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre.

Burime nga familja thanë se në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur derën dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpisë ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë.

Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë vajzat mes çiftit të divorcuar, të cilat mendohet se pas ndarjes nuk i ka takuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë