Ngjarje

Vrasjen e kreu djali i madh, të tjerët e ndihmuan. Arrestohen vëllezërit e Hygertës në Shënavlash. Nën hetim mamaja

Nga Gazeta 'SI' - Policia e Durrësit ka njoftuar të tjera detaje lidhur me krimin e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare pranoi vrasjen e të atit. Sipas informacioneve vrasjen e ka bërë djali i madh i të ndjerit Pëllumb Meta dhe Hygerta, 19-vjeçarja, bashkë me vëllanë tjetër e kanë ndihmuar atë.

Policia njofton se ka arrestuar edhe dy djemtë e familjes, pas arrestimit të vajzës më herët. Ndërkohë në hetim të lirë është edhe mamaja e tyre. Policia ka gjetur armën e zjarrit dhe veshjet e përdorura për krimin.

Sipas Policisë nuk bëhet fjalë për një konflikt të tensionuar por planifikim të vrasjes.

“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. E ka pranuar ekzekutori akuzën”, sqaroi pak më parë shefi i policisë së Durrësit.

Hygerta ka dëshmuar se vrasja ndodhi pasi i ati nuk e lejonte të arsimohej dhe kishte në plan ta fejonte pa dëshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë