Lajme

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata liron Ajaks Boshnjakun

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen në ish-Bllok.

Urdhërarresti për të ishte firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi kishte dyshime se është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Boshnjaku është mik me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Merviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi. Gjatë dëshmisë Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë dhe është larguar menjëherë prej ambienteve të lokalit “Monopol”.          


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë