Lajme

Vrasja në Bularat, ekspertizë e thelluar mbi bazën e autopsisë

Një ditë pas transportimit të tij në morgun e Tiranës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ngritur një grup ekspertësh për Kostandin Kaçifën, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA  në Bularat.

Mësohet se do të bëhet një ekspertizë e thelluar mbi bazën e autopsisë së mjekëve të Gjirokastrës. Trupi i Kostandinos Kaçifas mbërriti në Tiranë në mbrëmje te Mjekësia Ligjore në QSUT, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se trupi i Kaçifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan dje që ta tërhiqnin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë