Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në ministerialin e BE për Ballkanin Perëndimor, është pyetur nga gazetarët për ngjarjen në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.
Ministri Xhafaj ka thënë se shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale.
“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati në 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën në vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”, u shpreh Xhafaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.