Lajme

Vrasja në Bllok, lirohet Redi Popesku

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Redi Popeskun, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës. Popescu u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit, në të cilën u vra Fabiol Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj.

40-vjeçari mendohet se ka refuzuar kërkesat e prokurorëve për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës. Justifikimi i Popeskut ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur.

Siç thotë një burim i prokurorisë rezulton dhe ka dyshime se vrasja është kryer nga Merviol Bilo. Por, nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka qëlluar me armën e Popeskut, i cili e mbante armën me leje. Nuk dihet se si e ka siguruar këtë armë  Bilo, por ajo që dihet është se në lokalin Prive, ai ka hyrë i paarmatosur.

Për këtë arsye, prokuroria nxori një urdhër sekuestroje për armën, por Popesku deklaroi se pistoleta kishte kohë që i ka humbur.

Nga ana tjetër, prokurorët dyshojnë se në vendngjarje atë natë kanë qenë edhe dy persona të tjerë, një ish-polic me emrin Qemal si edhe një person me emrin Sebastiano që dyshohet se është vrasës me pagesë.

 

Më Shumë