Drejtësia

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria kërkon 25 vjet burg për Arbër Paplekajn

Gazeta Si - Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar këtë të enjte 25 vite burg për ish-punonjësin e policisë të RENEA-s, Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Ndërsa për 2 nëndrejtorët e policisë janë kërkuar 2 vjet shërbim prove, ndërsa për 6 efektivët nën akuzë, 8 muaj shërbim prove.

Sipas hetimeve, zv/drejtorët e Policisë, Albert Nushi dhe Niko Palla ndonëse kanë qenë të pranishëm në situatën e tensionuar mes simpatizantëve të PD-së e PS-së, nuk kanë kryer veprimet e duhura në parandalimin e krimit dhe as nuk kanë koordinuar vartësit e tyre pas të shtënave.

Ngjarja në fjalë ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Konflikti nisi pas dyshimeve se një person po shpërndante para për përfitimin e votave. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës së Partisë Demokratike pjesë e së cilës ishte edhe Paplekaj.

Në masakrën e ndodhur në 21 prill 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën dy ish-policët Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë