Ka ndodhur

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, shoqërohen dy persona për atentatin

Dy persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodrës.

Njëri prej tyre është një 20-vjeçar me iniciale K.K., i cili ndodhet në ambientet e Komisariatit të Shkodrës dhe po merret në pyetje.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë autori i vrasjes së Pashko Ujkës, ku shkak  mendohet të jetë bërë një borxh i pashlyer. Megjithatë, i riu deri tani nuk është në gjendje arresti, por po mbahet i shoqëruar.

Burime jo zyrtare, thonë se në polici është shoqëruar edhe një person i dytë si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e ish-deputetit. Personi i dytë i shoqëruar është E.M., që dyshohet se ka ndihmuar K.K., të largohet nga zona e krimit.

Mësohet se të dy këta persona do të mbahen të shoqëruar deri në një njoftim nga Instituti i Policisë Shkencore, për të parë nëse në duart e dy të dyshuarve ka gjurmë baruti.

Pashko Ujka u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit në Shkodër, teksa po kthehej në banesë me bashkëshorten e tij. Dyshohet se mbi të është qëlluar me selenciator të paktën një herë.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore. Ujka ka shërbyer si deputet, ndërsa në vitin 2011 ai mori drejtimin e komunës së Velipojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë