Lajme

Vrasja e gjyqtares Hafizi, fëmijët refuzojnë përballjen me babain

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares Fildez Hafizi, që u vra nga ish-bashkëshorti, nuk u paraqitën për të dëshmuar përballë babait të tyre, Fadil Kasemi.

Me anë të një kërkese në seancën e kësaj të enjte, ku ata ishin thirrur si dëshmitarë, refuzuan të ishin të pranishëm me argumentin se ndodheshin në shkollë në këtë orar dhe s’duan të përballen me babanë e tyre, pasi ai i ka lënduar.

Nëpërmjet avokatit të tyre, Fran Dashi vajza dhe djali i mitur i çiftit Hafizi-Kasemi , ata kërkuan nga togat e zeza të krijojnë një mundësi që dëshminë e tyre ata ta japin në një orar pasdite në ambientet e banesës ose edhe në gjykatë, por me kushtin që të mos jetë i pranishëm Fadil Kasemi.

E pranishme për dëshminë e dy fëmijëve në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia, e cila u urdhërua të marrë kontakt me fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë