Lajme

Vrasja e Eri Zefit në Mirditë, policia identifikon njërin nga autorët

Rreth një muaj pas ekzekutimit të 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhë të Mirditës, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autorët e vrasjes.
Mësohet se është shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani.
Eri Zefi dyshohet se u mor peng dhe më pas dhe më pas u ekzekutua me plumb në kokë.
Ka qenë një banor i zonës, i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të datës 2 tetor në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit.
Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi. Sipas të dhënave, zyrtarisht ai ishte banor në Adriatik të Kurbinit, por prej kohësh jetonte në Durrës.
Ndërkohë, bashkëshortja e Zefit i ka dërguar një letër mediave dhe institucioneve ku kërkon zbardhjen e krimit. Ajo bëri thirrje që shteti të marrë masa kundër gjakmarrjes. Sipas saj, vrasja e Eri Zefit ka ndodhur për shkak të ngjarjes ku ka qenë i përfshirë vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi, i cili ka vrarë Martin Ndrecën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë