Lajme

Vrasja e dyfishtë në Mirditë, Policia: 5 milionë lekë kush jep informacion për autorin

Pas vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e kaluar në Mirditë, RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet masive për kapjen e autorit të krimit.

Siç njofton policia, Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Po ashtu, për të kapur sa më shpejt autorin e ngjarjes, Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë është shtetasi Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

Policia thotë se kushdo që ka informacion të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Mbrëmë mbetën të vrarë shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F, vëlla e motër, të cilët u qëlluan nga Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti i shtetases E. F.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë