Dosje

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, dyshohet se autori u arratis në Belgjikë

Gazeta Si - Policia ka zbardhur vrasjen e Briken Sanajt te zona e Kodrës së Diellit, ngjarje e ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 30 tetorit.

Sipas burimeve paraprake policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes. Ai dyshohet se ndodhet në Belgjikë. Për këtë arsye policia i ka dërguar letërporosi Belgjikës për arrestimin e tij.

Sanaj u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa hynte në garazhin e rezidencës te Kodra e Diellit, ku dhe jetonte. Tre plumba i morën jetën 39-vjeçarit, i cili njihej edhe me emrin Skerdilajd.

Sanaj sapo ishte kthyer nga Lezha ku kishte qenë në dasmën e mikut të tij, kur u qëllua për vdekje. Kjo ngriti dyshimet se ai ishte ndjekur nga autorët, nga Lezha drejt Tiranës.

Teksa emri i autorit të dyshuar nuk është bërë ende i ditur, pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e autoriteteve është ajo e vrasjes për shkak të hasmërisë.

Kjo pasi vëllai i Briken Sanajt, në vitin 2012 kishte plagosur me armë një person.

Pavarësisht se e gjithë zona ishte me kamera sigurisë burimet thanë se së vendin ku ishte kryer vrasja nuk mbulohej me vëzhgim.

Kamerat fiksuan vetëm momentin ku autori dukej me kapele të zeze dhe më një çantë në sup dhe largohej nga mbrapa rezidencës pasi kreu krimin.

Hetuesit kishin dyshime se atentati ishte i planifikuar kjo për shkak se targat në të cilën mbante automjeti tip “Benz” i autorëve rezultonin të vjedhura disa ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë