Ka ndodhur

Foto/ Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar nga Lezha te ‘Kodra e Diellit’

Gazeta Si - Një 39-vjeçar nga Lezha është ekzekutuar me armë zjarri pak para mesnatës së të dielës në Tiranë te “Kodra e Diellit.

Sipas burimeve policore, viktima është Briken Sanaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës.

Ai ishte banor i zonës te "Kodra e Diellit" dhe njihej nga rojet e rezidencës me identitetin A.Gj., por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.

39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh para se të ekzekutohej. Ai u takua me 3 shokë të tij dhe në atë moment u qëllua me kallashnikov nga një distancë e afërt.

Viktima mori 3 plumba në trup, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se në Qafë Kashar është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.

Automjeti që është gjetur duke u djegur ishte tip "Benz" me targa AA777GY. Gjithashtu, brenda tij u gjet një një armë zjarri tip kallashnikov.

Edhe pse dinamika e krimit është e paqartë, dyshohet se Sanaj është qëlluar me armë automatike nga një makinë në lëvizje.

Pas të shtënave, personat që ndodheshin në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë të riut, duke e çuar në spital, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe ka rrethuar zonën, ndërsa në kryeqytet janë ngritur disa pika kontrolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë