Ka ndodhur

Vrasja e biznesmenit/ Djali merr përsipër krimin, burg edhe për babain dhe mikun e tyre

Tre të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në zonën e njohur si Sanxhak të Laçit janë lënë në burg. Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë me dyer të mbyllura, Gjykata e Kurbinit ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tre personave dhe në fund ka vendosur për masën shtrënguese “arrest në burg”.lej Lika

Personi që ka pranuar autorësinë e krimit, është Llej Lika, i cili ka deklaruar se babai i tij dhe Klajdi Gjegjaj nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se i riu e ka vrarë Rrolin për hakmarrje, pasi para pak kohësh është konfiktuar me djemtë e tij, të cilët kanë ushtruar dhunë. Të tre këta persona akuzohen se kanë ekzekutuar Rakip Rrolin në një atentat në mes të rrugës.

Viktima 55 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe pak minuta pasi ka dalë nga banesa i është bërë pritë në zonën e njohur si Sanxhak.

Makina e Rrolit është përplasur me dy mjete të tjera, ndërsa autorët e kanë qëlluar disa herë me armë, duke e lënë të vdekur në vend.

Roli ishte një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi kishte vuajtur një dënim vitet e fundit për rrahje ndaj një të riu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë