Ne rrjet

Vrasja e al-Bagdadit, Pelosi: Trump njoftoi rusët, por jo Kongresin

Vdekja e liderit të Shtetit Islamik duket se ka shkarkuar një sërë përplasjesh në Uashington, pasi demokratët kanë akuzuar presidentin Donald Trump se e mbajti operacionin të fshehtë nga Kongresi Amerikan.

Kryetarja e Partisë Demokratike, Nancy Pelosi i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë të informojë ligjvënësit amerikanë për operacionin ku u vra  lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, duke deklaruar se Presidenti Trump kishte njoftuar rusët për operacionin ushtarak përpara Kongresit Amerikan.

Deklarata e Pelosit erdhi pasi Trump u tha gazetarëve në një konferencë të gjatë shtypi se ai nuk e informoi Kongresin për operacionin e nivelit të lartë sepse "dëshironte të sigurohej që të mbetej e fshehtë".

Presidentët e SHBA-së zakonisht ndjekin protokollin e kontakteve me drejtuesit e kongresit, pavarësisht nga partia e tyre politike, kur kryhet një operacion ushtarak i nivelit të lartë.

Abu Bakr al-Bagdadi, Gazeta Si, 27 tetor 2019

"Ne duhet të informoheshim për këtë operacion, për të cilën rusët, por jo udhëheqja e lartë e Kongresit u njoftuan paraprakisht" tha Pelosi. "Ushtria dhe aleatët tanë meritojnë udhëheqje të fortë, të zgjuar dhe strategjike."

Trump tha të dielën se ai kishte kontaktuar me dy republikanët e Senatit, Kryetarin e Komitetit të Inteligjencës Richard Burr dhe Kryetarin e Gjyqësorit Lindsey O. Graham përpara deklaratës për shtyp.

I pyetur nëse e kishte njoftuar Pelosin, Trump u përgjigj: "Jo. Doja të sigurohesha që kjo do të mbetej e fshehtë. Nuk dua të humbas ushtarët që ndodhen në betejë. "

Në fjalën e tij, Trump tha se ai "do të njoftonte udhëheqësit e Kongresit por se e kishin këshilluar mos ta bënte.

 "Dhe unë vendosa mos t'i njoftojmë ata derisa ushtarët tanë të jenë jashtë rrezikut”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë