Muzike

Votimet nga e gjithë bota bëjnë fituese të “Eurovizion” Arilenën

Wiwibloggs i cili është një kanal në Youtube që përqendrohet tek këngët e Eurovizionit, duke shpallur herëpashere sondazhe para se të startojë festivali, ku votues të ndryshëm mund të zgjedhin këngën që meriton të fitojë festivalin.

Votat janë mbledhur dhe është publikuar rezultati i sondazhit, ku deri më tani fituese është shpallur Arilena Ara me këngën “Shaj”. Kënga e saj ka marrë pjesën më të madhe të votave rreth 60.53 për qind më saktë 4603 vota për të fituar Eurovizionin.

Më pas në vend të dytë është Spanja me me 29.52% të votave dhe Republika Çeke me 9.94% të votave.  Ndër të tjera Arilena po punon ne njërën prej studiove më të mëdha muzikore në Los Angeles, për të riorkestruar këngën e saj.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se nata e parë gjysmë finale e festivalit do të zhvillohet në 12 maj, nata e dytë në 14 maj dhe nata finale në 16 maj.

Arilena Ara është një këngëtare u shpall fituese në Festivalin e 58-të  në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që këtë vit do të mbahet në Holandë. Kënga “Shaj” e Arilenës ishte më e pëlqyera e publikut, ndërkohë që aso kohe ajo u prit në sallë me duartrokitje dhe teksa ngriti trofeun lart, tha “Kjo është për ju”.
Gjithashtu ajo shtoi se, nuk këndoi për trofe, por për të kënaqur të tjerët.

 

Më Shumë