Politike

Votat serbe helmojnë 26 zyrtarë në Kosovë!

Votat e ardhura me zarf nga Serbia janë bërë shkak për helmimin e dhjetëra zyrtarëve në Prishtinë. Kosova ka nisur prej ditës së djeshme rinumërimin e më shumë e 300 kutive pas kërkesave të disa partive, por procesi është ndërprerë papritur sot dhe shkak janë bërë votat nga Serbia.

Pas hapjes së zarfeve serbe jena helmuar rreth 26 zyrtarë që po numëronin votat. Besnik Buzhala, përfaqësuesi i Shërbimit të Votuesve thotë se zyrtarët shqiptarë kanë shenja alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai thotë 5 kutite që kanë ardhur nga Serbia mbanin një aromë të rëndë kimike. Këto vota u përkasin serbëve të Kosovës, që jetonte në Serbi.

“Pas prekjes së këtyre zarfeve, është shfaqur alergjia”, ka deklaruar Buzhala për Gazetën Express.

Sipas raporteve paraprake, këto zarfe mund të përmbain lëndë kimike, e cila mund të shkakojë deri në vdekjen e personave që i hapin. Zakonisht dërgimi i këtyre zarfeve është praktikë nëpër Ambasada dhe cilësohet gjerësisht si incident i rëndë madje edhe terrorist. Por deri më tani, nga Beogradi zyrtar nuk ka patur asnjë reagim.

Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 kutive, proces që po vazhdon edhe të dielën. Në Kosovë po numërohen edhe votat e diaporës të dërguara me poste.

Votat serbe helmojnë 26 zyrtarë në Kosovë, Gazeta Si, 13 tetor 2019

Ndërkohë që rinumërimi i kutive vazhdon, ekspertët janë të bindur se rezultatin mes dy partive të para, Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk do të përmbyset.

Por Vjosa Osmani ka marrë vendim të pezullojë takimet me LVV-në deri në certifikim të rezultateve nga ana e KQZ-së. Ata besojnë se meqë rezultati është i ngushtë numërimi i të gjitha votave do ta radhiste LDK-në si partinë e parë. Në anën tjetër, Vetëvendosja nuk beson në ndryshim të rezultatit, megjithatë është pajtuar se fjala e fundit i takon KQZ-së.

“Nëse LDK-ja del e para, atëherë Vjosa thërret Albinin për t’i vazhduar bisedimet dhe ndërtimin e koalicionit me kusht që të jetë ajo kryeministre”, thotë analisti Ramush Tahiri
Tahiri thotë se koalicioni LVV - LDK do të ndodhë, pasi paraprakisht të dyja partitë kanë rënë dakort që cilado parti që del e para, merr karrigen e kryeministrit.

“Krijimi i Qeverisë nuk do të vonohet, pasi menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të ketë koalicion pasi Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë bërë një marrëveshje”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë