Bota

Von der Leyen do kandidojë për mandatin e dytë në krye të KE: Dua një Europë më të sigurt

Gazeta Si- Ursula von der Leyen merr "kandidimin" e partisë së saj, CDU-së gjermane dhe po kandidon efektivisht për t'u bërë sërish presidente e Komisionit Evropian.

Njoftimi mbërrin në selinë e partisë së saj në Berlin, përkrah presidentit të CDU-së, Frederik Merz, i cili njofton: “Ne kemi propozuar Ursula von der Leyen për të kandiduar për të drejtuar Komisionin”.

Ndërsa ajo konfirmon: “Pesë vjet më parë iu përgjigja ‘po’ në mënyrë intuitive. Sot është një vendim i vetëdijshëm. Dua të kandidoj për një mandat të dytë. Ne kemi bërë shumë. Unë e di se çfarë mund të bëjë kjo Evropë për evropianët".

“Së bashku ne mundëm virusin”, - kujton presidentja dhe si shoqëri, si Inion, jemi më të fortë. Von der Leyen nënvizon investimet në informacionin digjital, në një mjedis më të shëndetshëm.

Pastaj erdhi Rusia. Putini u përpoq të na çonte në luftë, thotë ajo, “na shantazhoi me gazin. Por ne arritëm, në krizën më të madhe, t'i garantonim Evropës energjinë. Ne duhet të ruajmë demokracinë, ajo është thelbësore për bizneset e vogla dhe të mesme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është qëllimi për të cilin lindi Europa: demokracia dhe vlerat tona. Ky është suksesi ynë më i madh. Kjo është arsyeja pse unë dua të punoj”.

CDU është padyshim më e rëndësishmja nga partitë popullore evropiane dhe kërkesa për një "bis" për kandidimin e saj do të duhet të konfirmohet nga partitë e saj simotra në fillim të marsit.

Por nisur nga balanca e fuqive dhe koreografia e përgatitur me kujdes, nga sot është zyrtarisht në tryezë rikonfirmimi i Ursula von der Leyen si “gruaja më e fuqishme në BE”, të paktën kandidatja për të qenë sërish e tillë. Dhe në fakt ka shumë të ngjarë.

Gara “Spitzenkandidaten” e von der Leyen, 65 vjeçe, mjeke, 7 fëmijë dhe një militante e Partinë Popullore Gjermane, ishte për muaj të tërë sekreti më i keq i mbajtur në Bruksel.

Megjithatë, ditët e fundit, von der Leyen ka dalë hapur. Gjatë fundjavës në Konferencën e Sigurisë në Mynih – ku u mblodhën 180 ministra dhe shumë diplomatë dhe ekspertë të sigurisë transatlantike – ajo hodhi një frazë që ishte tashmë një plan. “Nëse do të isha ende presidente e Komisionit, do të doja një komisioner të mbrojtjes të BE-së”.

Nëse sot është nisja politike, investimi si “Spitzenkandidat” i PPE do të bëhet megjithatë vetëm në Kongresin Popullor që do të zhvillohet në Bukuresht në datat 6-7 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë