Kosova

Von Cramon: Marrëzi që Lista Serbe po bojkoton procesin e votimit në veri

Nga Gazeta 'Si' - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e quajti “marrëzi” bojkotin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri.

“Mendoj që kjo është marrëzi! Është vendim shumë i gabuar! Mendoj që s’mund të jesh gjithmonë kundër gjithçkaje, dhe nëse dëshiron të jesh pjesë e shoqërisë, të kesh të drejtat dhe obligimet tua, duhet t'i shfrytëzosh këto. Mendoj që kjo është një mundësi e humbur. Më vjen keq për këtë, është gabim. Por nëse kanë vendosur, kanë vendosur. Por jo, nuk pajtohem me këtë bojkot, a mospjesëmarrje", deklaroi ajo ndërsa shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në të kundërtën, sipas saj, asnjëra palë nuk do të ketë mundësi anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë