Lajme

‘Vol-vo 4’, 34 të arrestuarit ankimojnë masën e sigurisë

34 të arrestuarit e operacionit “Vol-vo 4”, kanë ankimuar këtë të hënë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia.

Me anë të avokatëve të tyre mbrojtës, 34 të akuzuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata më 24 tetor vendosi të lërë në burg pa afat 24 persona, 8 prej tyre në arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitjeje.

Mes personave të arrestuar janë edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko.

Gjatë operacionit që u ndërmor në 12 qytete policia deklaroi se kishte arrestuar pjesëtarë të 4 grupeve kriminale. Mes të arrestuarve janë dhe anëtarë të grupit Avdylaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë