Lajme

Vokshi letër AKEP: Pezullo urdhrin për portalet

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi, i ka dërguar një letër AKEP ku i ka kërkuar të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e NIPT-it. Ajo ka renditur shkeljet që bën urdhri i datës 15 tetor.

“Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

- në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

- në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore - siç është liria e shprehjes dhe e medias - përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, shkruan Vokshi në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë