Një 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka vjedhur para dhe ka dëmtuar disa objekte kulti nga Kisha Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.
Bëhet fjalë për shtetasin Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga nenet 134 dhe 160 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.