Lajme

Vodhi lekët e abonentëve, arrestohet ish-faturisti në Fier

Një ish-punonjës i ujësjellësit të Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për shtetasin Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shtetasi Ramis Lushaku, faturist tek ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar, por i ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë