Lajme

Vodhi dy banesa në Librazhd, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në flagrancë, pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve të dy banesave.

Bëhet fjalë për Elton Mustën, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në makinën e tij, brenda të cilës ndodheshin edhe sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korrenti, si dhe një moto-korse bari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë