Lajme

Vlorë, kapet hajduti serial i makinave

Një 33-vjeçar është ndaluar sot në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur në seri 4 makina atje.

Arrestimi i tij është bërë më 25 nëntor nga Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë.

Ksandros Kapllani ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Pas një pune hetimore disamujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mercedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.

Automjetet e sekuestruara u janë dorëzuar pronarëve përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.     

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2230467993859478/?__xts__[0]=68.ARBm4MTlPGNxO0k_TVOWPf7ZsJzL1i0YdFU6BVZC7unsnbTFzft6n_qI37a00g46K4m6vOcObmD3m2XmnrqCA_-ffeMBFucch39cdrkwQBkoXAjWMsBei9psAcyvfvDV5cOb52yH0uk05N_gbloMz7G494m3sSRgWn0Dc7S1CfHt61J9I4G5r_DupfpHb8aXrYq3n8LmfQn5axfNpEM1Mc684YYSrtcKIfKIj1sr0-IKIqpJR4XUU5t9i82FLzKIe1tKVhFcuEuNCcURdcT2upQvSnmTNEXdtCaxCTTdZg8LdJA-fVQMw_2kLRYZhj9rd9WRPa0X4jnSI7YZ7zwr5Zs7ZnRF1uUBmAEjZFsl&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë