Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Sipas policisë lokale, makinat e djegura janë një BMË me targa AA 990 SE dhe një Volkswagen me targa AA 825 LU.
Ende nuk dihen motivet, por policia ka dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht në automjetin tip BMW X3, ndërsa makina tjetër është përfshirë nga flakët për shkak se ndodhej e parkuar afër saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.