Lajme

Vlorë, dëmtohet rëndë punëtori i naftës

Një punëtor nafte është dëmtuar rëndë këtë të shtunë në Vlorë, teksa po ushtronte profesionin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një prej puseve të naftës në fshatin Amonicë. Mësohet se bëhet fjalë për Ali Gropa, banues në Patos të Fierit. Gropa teksa punonte në pusin e naftës së fshatit, ka lënduar dorën me një mjet prerës.

Ngatë dhënat paraprake mësohet se punëtori është dërguar me urgjencë në Tiranë,për të marrë ndihmë më të specializuar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhurngjarja, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë