Lajme

Vlorë, AKU ndalon dy furgonë që tregtonin qumësht jashtë standardeve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar disa raste në shkelje në zonat bregdetare.

Trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, që furnizonin lokalet dhe marketet në të gjithë Qarkun e Vlorës.

Dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius. Ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa, një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.

Gjithashtu AKU njofton se do të jetë gjatë gjithë kohës në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë