Futboll

Vllaznia nuk fal asnjë trofe, fiton edhe Kupën e Shqipërisë për herë të 10-të

Gazeta Si - Vllaznia në futboll për femra ka fituar sot trofeun e radhës. Ajo triumfoi 4-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë. Ndeshja u luajt në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku shkodranet siguruan trofeun e 10-të të këtij kompeticioni.

Apolonia shënoi e para me Valentina Trokën, por shkodranet nuk u demoralizuan dhe barazuan me Gresa Berishën. Para se të mbyllej pjesa e parë, Shala shënoi edhe golin e dytë për Vllazninë.

Lojtaret e Vlalznise festojne pas fitores me Apolonine ne finale. Gazeta Si, 30 maj 2023

Pjesa e dytë solli të tjera emocione dhe dy gola të tjerë për Vllazninë, që pak ditë më parë fitoi edhe titullin kampion. Gresa Berisha realizoi golin e dytë personal, kurse golin e katërt e shënoi Megi Doçi me një goditje dënimi.

Pas ndeshjes është zhvilluar ceremonia e dhënies së trofeut dhe medaljeve, që vajzat e Vllaznisë i kanë marrë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.

Apolonia-Vllaznia 1-4
Apolonia: Hyska, Troka, Iliadhi, Ndoj, Mema, Troka, Levenaj, Hamonikaj, Tukaj, Sesu, Xhindole.
Vllaznia: Raxhimi, Vuksani, Curraj, Maliqi, Shala, Ramadani, Doçi, Berisha, Gjini, Gjergji, Kodra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë