Futboll

Vllaznia me trajner të ri, zyrtarizon maqedonasin Goce Sedloski

Gazeta Si – Lëvizje të tjera në stolin e Vllaznisë. Klubi shkodran ka zgjedhur Goce Sedloskin si trajner të ri. 48-vjeçari nga Maqedonia e Veriut shihet si alternativa më e mirë për skuadrën shkodrane, pas largimit të Mirel Josës, ndërsa Auron Miloti vetëm një ndeshje qëndroi në stolin kluqeblu.

‘Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar, duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb, si dhe në Premier Ligen angleze.

Njoftimi i klubit shkodran per trajnerin e ri. Gazeta Si, 3 prill 2023

Si trajner ka fituar trofe, ka pasur suksese edhe në aventurën europiane me Shkupin, duke luajtur në play-off të kompeticioneve europiane. Në ditët në vazhdim do t’ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit shkodran.

Sedloski ka drejtuar Shkupin dhe Vardarin në Maqedoninë e Veriut, Dinamon e Zagrebit B në Kroaci, Shiroki Brijeg në Bosnjë dhe Rigën në Letoni. Tani provon edhe kampionatin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë