Futboll

Vllaznia kompleton 4-shen e Kupës së Shqipërisë, fitore ‘e hidhur’ për Partizanin

Gazeta Si – Vllaznia është skuadra e katërt që kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët u mundën 1-0 nga Partizani në kryeqytet, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë ka mundësuar kalimin e tyre më tej.

Partizani ka bërë një ndeshje mjaft të mirë, por nuk pati fat për ta çuar kualifikimin të paktën në shtesë. Të kuqtë shënuan në pjesën e parë me Mensah, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Vllaznisë. Më pas ai goditi shtyllën e portës shkodrane.

Nga ndeshja Partizani-Vllaznia, 1-0. Gazeta Si, 15 mars 2023

Gjatë pjesës së dytë trajneri Kolela hodhi në fushë edhe disa nga titullarët që i kishte mbajtur në stol. Partizani shënoi edhe një gol të dytë, por që u anulua nga VAR-i për shkak të një faulli të Da Silvës ndaj Gurishtës. Një vendim që është kontestuar nga skuadra kryeqytetase. Vllaznia pati disa raste për ta barazuar rezultatin, por nuk ia arriti qëllimit.

Përfundimisht, një fitore ‘e hidhur’ për Partizanin, që eliminohet nga Kupa e Shqipërisë. Vllaznia u bashkohet në gjysmëfinale Tiranës, Teutës dhe Egnatias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë