Futboll

Vllaznia-Hajvalia, një sfidë e gjitha shqiptare në Championsin për femra

Gazeta Si – Shorti i hedhur sot ka rezervuar një përballje të gjithën shqiptare në kualifikueset e Ligës së Kampionëve në futbollin e femrave. Vllaznia, kampione e Shqipërisë, do të ndeshet me Hajvalinë, kampionen e Kosovës.

Kjo është njëra gjysmëfinale e Grupit 7. Nëse vajzat shkodrane kualifikohen, në finale do të ndeshen me çiftin Valur-Ankara Fomget, që është gjysmëfinalja tjetër. Vllaznia synon të shkojë sërish në grupet e Championsit, ashtu si sezonin e kaluar, por duhet të kalojë këto dy pengesa.

Vllaznia feston me medaljen e kampionit. Gazeta Si, 30 qershor 2023

Pozitiv është fakti se ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, ky është vendimi i marrë pas dy shorteve të hehdur nga UEFA. Ndeshjet janë programuar të zhvillohenë datat 6 dhe 9 shtator.

Derbi shqiptar me Hajvalinë pa diskutim që do të jetë mjaft interesant. Skuadra shkodrane mund të konsiderohet favorite, pasi ka një eksperiencë më të gjatë jo vetëm në futbollin shqiptar për femra, por edhe në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë