Futboll

Vllaznia firmos marrëveshje bashkëpunimi me turqit e Antaliasportit

Gazeta Si – Te Vllaznia, më shumë se skuadrës aktuale, po i kushtojnë rëndësi të ardhmes. Përfaqësues të klubit shkodran, mes tyre presidenti Alban Xhaferi, kanë firmsour sot një marrëveshje bashkëpunimi me turqit e Antaliasporit. Qëllimi kryesor është që Vllaznia të përmirësojë më tej akademinë e saj dhe të shkëmbejë lojtarë me klubin turk.

‘Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për 5 vitet e ardhshme me klubin shumsportësh turk, Antalyaspor A.S. Qëllimi i kësaj marrëveshje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, organizimin e ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë.

Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e parë me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi, huazime të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët’, - shkruhet në njoftimin zyrtare të klubit shkodran.

Pak kohë më parë drejtuesit e Vllaznisë bënë pak a shumë të njëjtën gjë edhe në Austri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë