Futboll

Vllaznia dhe Mirel Josa ndajnë rrugët, drejtimin e skuadrës e marrin dy shkodranë

Gazeta Si – Humbja e sotme në Laç ka rezultuar fatale për trajnerin Mirel Josa. Vllaznia dhe trajneri kryeqytetas kanë mbyllur bashkëpunimin, siç bën me dije klubi shkodran me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme! Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, - shkruhet në njoftim.

Vioresin Sinani duke mbajtur shenime gjate stervitjes. Gazeta Si, 19 mars 2023

Sipas këtij njoftimi, nuk kemi të bëjmë me dorëheqje të Josës, apo largim të tij nga Vllaznia, por një mbyllje bashkëpunimi me konsensus. Kjo ishte hera e dytë që Josa drejtonte Vllazninë në karrierë.

Drejtimi i skuadrës u është besuar tashmë dy shkodranëve, ndihmësit të Josës Vioresin Sinani, si dhe Auron Milotit, që deri tani ka pasur një rol drejtues në skuadër. Vllaznia mban vendin e 5-të, me 37 pikë pas 26 ndeshjesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë