Biznes

Vlera e këshilltarëve më besnikë që ka themeluesi i “Robinhood”

Baiju Bhatt e konsideron veten me fat pasi çdo ditë ka mundësinë të punojë pranë shokut të tij të ngushtë dhe bashkëthemeluesit Vladimir Tenev.

Z. Bhatt dhe bashkëthemeluesi i aplikacionit të investimeve "Robinhood" ndajnë zyrën së bashku si dhe kanë tavolinat pranë njëri-tjetrit. Bhatt e takoi Tenev më shumë se një dekadë më parë kur ata të dy po studionin fizikë në Universitetin Stanford. Tashmë Tenev është një prej këshilluesve më besnik të Bhatt.

Ideja e "Robinhood" u erdhi dy shokëve teksa ata po punonin në New York dhe ishin të pranishëm në protestën “Occupy Wall Street” që doli në pah në 2011-n. Ata kishin themeluar më parë së bashku një kompani softueri financiare.

“Ne ishim të pranishëm në qëndrën e frustrimit që kishte zënë sistemin financiar”, shprehet z.Bhatt. “Shumë njerëz po ndiheshin sikur sistemi financiar kishte dështuar dhe i kishte braktisur”.

Ata panë se shumë prej kolegëve e bashkëmoshatarëve të tyre nuk investonin në bursën e aksioneve. Kështu që ata pyetën veten nëse aftësia e tregtimit pa paguar komisione do t'i tërhiqte të rinjtë në fushën e investimeve dhe nisën "Robinhood", aplikacionin që i lejonte konsumatorët të blinin e shisnin aksione, ETF dhe opsione pa paguar tarifa.

Përgjatë karrierës së tij z.Bhatt thotë se ai ka mësuar se si ta riformatojë një punë teksa kompanitë rriten dhe evoluojnë.

Llojet e problemeve që ne u jepnim zgjidhje kur po ndërtonim aplikacionin e parë ndryshojnë shumë nga problemet që u japim zgjidhje sot. Bhatt thotë se në mënyrë që kompania e tij të jetë e suksesshme ata duhet të jenë mëndjehapur e në gjendje për ta rinovuar veten çdo 6 muaj.

Këta janë katër prej këshilluesve të tij më besnikë.

Vladimir Tenev  

Vladimir Tenev  

Bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Robinhood.

Z. Bhatt e takoi z. Tenev në verën e 2005-ës, kur ata të dy po merrnin pjesë në një program kërkimi nga Stanford dhe vunë re se ndanin shumë të përbashkëta me njëri tjetrin.

“Ne të dy ishim veçse fëmijë nga Virginia, të dy po studionim fizikë, familjet tona ishin emigrante e ishin në këtë vend falë studimeve PhD të baballarëve tanë. Gjithashtu sipas z. Bhatt të dy kishin këtë stil flokësh të viteve 1970 apo të Mick Jagger-it. “E të dy mendonim se ishim “cool” me lukun tonë të veçantë por me shumë mundësi nuk ishim fare”, kujton z. Bhatt.

Mes të dyve z. Tenev ishte gjithnjë ai që përpiqej të ishte më racional dhe t’i mendonte gjerat në mënyrë më llogjike se sa emocionale.

“Kur ne ishim studentë në bachelor ai ishte një matematicien dhe zgjidhës problemesh i shkëlqyer”, shprehet z. Bhatt teksa kujton klasat e matematikës dhe fizikës që ndante me z. Tenev. “Por t’a shohësh atë të rritet në një lider biznesi kaq të sukseshëm teksa vazhdon akoma të qëndrojë po aq i qetë e me mendim kritik sa ka qënë më parë është e mahnitshme”, shton z. Bhatt.

Dy partnerët e biznesit e shohin njëri tjetrin thuajse çdo ditë në punë dhe stërvitje ku ata punojnë me të njëjtin trajner. Por z Bhatt shprehet se ata mundohen që t’i kujtojnë vetes se gjatë kohës që argëtohen të jenë veçse miq e t’i lëjnë pas problemet e punës.

“Ne vajtëm të shihnim filmin “Joker” së bashku”, shprehet Z. Bhatt “E gjithashtu gratë tona janë shoqe të ngushta me njëra tjetrën e shpesh rrimë në shtëpitë e njëri tjetrit”

James Higa  

James Higa      

Shef Ekzekutiv i shoqatës së fondacionit të sipërmarrjeve

Z. Bhatt e takoi Z. Higa përmes “Index Ventures” një sipërmarrje kjo e cila ishte investitore e hershme. Tani z Higa punon si këshillues e mentor për drejtuesit e Robinhood.

“Kur në fillim e takuam atë, të dy ne, Vlad dhe une, ishim shumë të entuziashmuar sepse ishim rritur në epokën e Steve Jobs dhe kishim kaq shumë pyetje për të në lidhje me se si ishte të punoje pranë atij njeriu vizionar”, shprehet z. Bhatt  

Z. Bhatt e pyeti z. Higa se kush ishte sekreti i grupit të njerëzve që themeluan Apple dhe e bënë atë aq të sukseshme sa ajo mundi të ishte kreative për një periudhë të gjatë e të riformatonte industrinë.

“Përgjigja e tij ishte thjesht se shumë prej njerëzve që punuan së bashku për iPhone ishin të njëjtë njerëz që punuan për iPad dhe Macintosh. Ata njiheshin me njëri tjetrin prej kohësh e ndanin frymën e ekipit me njëri tjetrin më mirë” shprehet z Bhat. “E ky mësim i ngeli atij në mëndje dhe u mundua që t’a kishte parasysh gjatë gjithë kohës të ngritjes së Robinhood”, shtoi z Bhat.

Z. Bhatt e sheh z. Higa disa herë në vit.  Ai vlerëson tek z. Higa gjenerozitetin dhe empatinë që ai shfaq tek të tjerët.

Vanessa Larco

Vanessa Larco

Partnere në New Enterprise Associates.

Z. Bhatt e takoi znj Larco kur ajo ishte drejtoreshë e menaxhimit të produkteve mobile dhe web për firmën BOX, një kompani menaxhimi të dhënash në “cloud”.

“Ajo ka kaluar shumë kohë me mua dhe inxhinierët e kompanisë e na ka ndihmuar shumë teksa ne merreshim me ofrimin e platformës dhe shërbimeve përmes celularëve.”,shprehet z Bhatt.

Teksa ne punonim me një ekip pa shumë eksperiencë znj. Larco ishte ajo që e këshilloi dhe e drejtoi ekipin në mënyrën se si ai të fokusohej në realizimin e ndërfaqjes sa më të kuptueshme e më tërheqëse për gjeneratat e reja.

“Ajo është shumë e informuar nga ana teknike dhe ka sjellur një mori zgjidhjesh mbi problemet që ne kemi hasur gjatë ndërtimit të platformës. Jemi me fat që kemi një partneritet dhe nje miqësi të ngushtë me atë”, shprehet z. Bhatt

Meyer “Micky” Malka

Meyer “Micky” Malka

Menaxher në fushën e menaxhimit për Ribbit Capital

Z. Malka një investitor i hershëm në Robinhood e ka takuar z Bhatt  dhe z Tenev rreth vitit 2014, kur ata sapo po nisnin me kompaninë. Ai ka mbetur këshillues i afërt e i vlefshëm për z. Bhatt duke marrë parasysh njohuritë e tij të thelluara mbi tregun e investimeve dhe te tregtimit të instrumentëve financiarë.

“Ai ka shumë njohuri mbi biznesin që ne kemi ngritur si dhe fushën në të cilën ne opërojmë”, shprehet z. Bhatt. “Ai ka ndërtuar një firmë brokerimi në Amerikën e Jugut e si rrjedhojë ka eksperiencë në zgjidhjen e shumë problemeve financiare të fushës sonë”, shton z Bhatt.

“Ai është rritur në Venezuelë gjatë kohës së hiperinflacionit. Kështu që ai e di se çdo të thotë të mos kesh asnjëgjë e që duhet t’i japësh vlerën që duhet gjërave që mbase ti nuk e di që je me fat që i ke”.

Z. Malka bën maksimumin që të mbetet në kontakt me ne dhe sa herë vjen në ShBA gjithnjë nuk harron të na takojë, ftojë për darkë si dhe të jetë në dijeni në lidhje me problematikat apo të rejat më të fundit me të cilat ne kemi të bëjmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë