Futboll

Vlahoviç, t’i presim 3 gishtat! Ultrasit me simbolin e shqiponjës kërcënojnë serbin

Gazeta Si – Sulmuesi i Juventusit pritet të kalojë në Paris, por ai është kërcënuar nga ultrasit për gjestin e 3 gishtave për ‘Serbinë e Madhe’. Mes ultrasve që i kanë dërguar mesazhin e qartë ka nga ata që bëjnë shqiponjën me duar, që mund të jenë shqiptarë, ose që mbështesin shqiptarët.

Aventura e mundshme e Dushan Valhoviç te PSG nuk ka nisur aspak mirë. Nuk ka ende një akord zyrtar për kalimin e serbit në Francë, por është e qartë se ai nuk pëlqehet nga një pjesë e ultrasve, të cilët kanë dalë hapur. E vërteton një banderolë e madhe kundër Vlahoviç, me një kërcënim të fortë.

"Vlahoviç, në Paris do t’i presim tre gishtat", - shkruhet në këtë banderolë të tifozëve, dy nga të cilët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar. Një referim i qartë politik, duke ditur të shkuarën e lojtarit, që ka bërë shenjën e 3 gishtave drejt qiellit, që simbolizon Serbinë e Madhe. Një simbolikë që i përket krahut të djathtë në Serbi, që nuk njeh Kosovën dhe kufijtë e saj.

Gjesti i Vlahoviç nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të PSG-së dhe ata më të zjarrtët kanë menduar t’i çojnë këtë mesazh sulmuesit, nëse ai mund të shakojë në Paris.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë