Mjedis

Vjosa si Park Kombëtar, Rama: 21% e territorit e mbrojtur, objektivi është ta çojmë 30%

Nga Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Lumit Vjosa si Park Kombëtar në Tepelenë nga ku tha se ky është një moment historik për vendin tonë.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndomë jemi mësuar duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe karar i natyrës” tha Rama.

Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar Rama tha se vendi ynë ka sot 21% të territorit të mbrojtur ndërsa theksoi se objektivi ambizioz është që ta çojnë në 30%.

LEXO EDHE:
- Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar
- Studimi i fizibilitetit mbi Lumin Vjosa: Si do të zhvillohet parku në dy faza

“Shpresoj që të gjithë partnerët tonë ndërkombëtarë të mos ikin në drejtim të paditur, por të qëndrojnë këtu me ne për të vazhduar tani që këtë pasuri ta kthejmë në burim zhvillimi ekonomik, social dhe ekologjik të qëndrueshëm dhe në një model për të gjithë në Shqipëri dhe përtej”, tha Rama duke shtuar se sot Shqipëria ka 21% të territorit të mbrojtur, “dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30%”, shtoi ai. 

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt kjo risi do të shërbejë në formën e një sinergjie me vendet e rajonit dhe për bashkëpunimin me disa vende. Rama u shpreh se shumë shpejt qeveria do të ketë si synim krijimin e reformave të pyjeve. Rama gjithashtu theksoi se për Vjosën janë hedhur 80 mln dollarë investim për bllokimin e kanaleve të zeza. Rama u prit me një këngë nga grupi polifonik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë